Foto: RTV 21

Nuk Dihet nëse Ivanov do ta Nënshkruajë Ligjin për Gjuhët

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov nuk i është përgjigjur sot insistimit të Televizionit 21, nëse do ta nënshkruajë Ligjin për Gjuhët.

Ky ligj u miratua dje në Parlamentin e Maqedonisë me abstenimin e deputetëve të VMRO DPMNE-së.

Nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin, ai do t’i kthehet përsëri parlamentit në lexim të tretë.

Në fjalimin vjetor para deputetëve, Presidenti Ivanov Ligjin për Gjuhët që atëherë ende nuk ishte miratuar, e cilësoi në kundërshtim me kushtetutën.

Me ligj është paraparë që uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe ato të personalet mjekësor të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe nuk do të përdoret në uniformat e ushtrisë dhe në bankënota, por do të ketë edhe bankënota me elemente të kulturës shqiptare.