Konferenca Ndërkombëtare Ndërfetare | Foto: Interfaith Kosovo

Nobelistja Do Libra në Vend të Bombave

“Në vend që të hedhim bomba ne duhet të hedhim libra dhe se ideologjia e gabuar është e mundur vetëm nga një e drejtë,” tha Ebadi.

Ajo porositi që të rinjve t’u mësojmë një interpretim më të mirë të islamit.

“Ne duhet t’u tregojmë të rinjve se ka interpretim më të mirë të islamit dhe se nuk duhet të udhëtojmë me deve. Ligji islam duhet të përshtatet me kohën,” tha nobelistja Ebadi.

Konferenca Ndërkombëtare Ndërfetare organizuar nga nisma “Interfaith Kosovo” sivjet pati për temë rolin e grave në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit.

Pjesë e konferencës ishte edhe nobelistja tjetër nga Jemeni Tawakkol Karman, ndërsa kjo konferencë sivjet u organizua nën patronatin e Presidentit Thaçi.

Thaçi tha se grave më së shumti u intereson luftimi i ekstremizmit.

“A ka aleat më të mirë se nëna, motra, gruaja në luftimin e ekstremizmit? Por, cila nënë apo cila bashkëshorte dëshiron të shohë të birin apo burrin të vdekur në shkretëtira të Lindjes së Mesme, duke luftuar për të përhapur agjenda absurde të urrejtjes,” tha Presidenti Thaçi,

I pari i vendit po ashtu tha se përkundër tragjedive që kemi përjetuar, ne prapë kemi ruajtur shpirtin e tolerancës dhe dedikimit ndaj dialogut.

“Kosova është vend i përshtatshëm për t’i diskutuar këto tema. Se përkundër tragjedisë dhe luftës që kemi përjetuar, përkundër mijëra të vrarëve dhe dhjetëra e mijëra gra të dhunuara e qindra shtëpi të djegura, megjithatë kemi ruajtur shpirtin e tolerancës dhe dedikimin ndaj dialogut,” tha Thaçi.

Kjo është konferenca e pestë e këtij lloji, ku morën pjesë përfaqësues të religjioneve dhe institucioneve dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Qëllimi i kësaj konference pritet të jetë adresimi i mesazheve në kohën kur ekstremizmi po shënon rritje dhe është shndërruar në një problem global.

Kjo konferencë do të zgjasë tri ditë.

Me qëllim të ngritjes së Kosovës në nivele më të larta të tolerancës fetare, këtë vit do tëjepet Çmimi i Kosovës për Dialogun Ndërfetar. Ky çmim do t’i jepet kryetarit të Londrës, Sadiq Khan si dhe themeluesit të komunitetit Sant’Egidio, ipeshkvit Vincenzo Paglia.

Sadiq Khan në pranimin e këtij çmimi do tëparaqitet me anë të video-lidhjes drejtpërdrejt nga Londra.

Konferenca mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), UNDP, UN Women, Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Kanadeze në Kroaci – jorezidente për Kosovë si dhe Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foudnation”.

Vitin e kaluar në këtë konferencë për tolerancën fatare foli princi Charles.

http://kallxo.com/princi-kerkon-rindertimin-e-urave/