Njësitë Policore Shkojnë në Bazën e Bairit

Pjesëtarët e policisë dhe mjetet e tyre që morën pjesë në veprimet e sotme në lidhje me parandalimin e ardhjes së trenit të Serbisë në Mitrovicën Veriore, janë vendosur në bazën e tyre të lagjes Bair në pjesën jugore të qytetit.

KALLXO.com ka xhiruar lëvizjet e policisë dhe ju sjell pamje të tyre.

Policia e Kosovës me mjetet e saj doli në pikën kufitare të Jarinjes për të parandaluar ardhjen e trenit me simbole fetare kombëtare e politike të Serbisë dhe për të kontrolluar hekurudhën për mjete të mundshme shpërthyese që dyshohej se ishin vendosur në të.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq akuzoi sot njësitë speciale të Policisë së Kosovës për tentim-minimi të hekurudhës që lidh këtë shtet me pjesën veriore të Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës e demantoi këtë pretendim të Vuçiqit.

http://kallxo.com/vuciq-policia-speciale-e-kosoves-tentoi-ta-minoje-hekurudhen/

http://kallxo.com/policia-e-kosoves-demanton-kryeministrin-serb/

Treni i sotëm u nis në mëngjes nga Beogradi me qëllimin për të shkuar deri në Mitrovicën Veriore, por u ndal në Rashkë të Serbisë, dhjetë kilometra pa hyrë në Kosovë dhe më pas u kthye mbrapsht.

http://kallxo.com/treni-nuk-leviz-nga-rashka/

Kryeministri kthimin e këtij treni e konsideroi veprim të duhur, pasi tha se treni nuk do të lejohej të hynte në Kosovë.

http://kallxo.com/isa-mustafa-treni-nuk-te-lejohej-te-hynte-ne-kosove/