Foto: Ilustrim

Një i Vdekur në një Aksident në Istog

Policia me anë të raportit të saj ditor, ka thënë se një person është arrestuar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident duke goditur dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa dy të tjerë lëndime trupore.

Sipas raportit, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i të vdekurit në aksident u është liruar familjarëve.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

Policia para tetë ditësh kur në dy aksidente vdiqën 3 persona u bëri thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes.

http://kallxo.com/policia-apelon-per-kujdes-pas-3-vdekjeve-ne-aksidente/

Për dy vjet e gjysmë në Kosovë 277 persona kanë vdekur në aksidente.

http://kallxo.com/per-dy-vjet-e-gjysme-277-te-vdekur-ne-aksidente/