Foto-ilustrim

Një i Vdekur në Aksident Trafiku

Sipas njoftimit të policisë, në orët e para të mbrëmjes së kaluar në Magjistralen Gjilan- Prishtinë në fshatin Bresalc një person ka pësuar vetaksident.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë,

“Rruga ka qenë e lagur dhe me kthesë, nga kjo  vetura është rrokullisur disa herë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit me inicialet P. K. si dhe pasagjerja e cila ishte në veturë kanë marrë lëndime trupore.

Mjeku kujdestar ka konstatuar më pas se drejtuesi i veturës është pa shenja jete, ndërsa pasagjerja është dërguar në Spitalin e Gjilanit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.