Foto-ilustrim

Një i Vdekur Dhe Një i Plagosur në Viti

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një incidenti të ndodhur në një lokal në fshatin Budrigë të Vitisë.

Sipas Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së kaluar.

“Mbrëmë policia e Kosovës ka marrë informatë se rreth orës 20:00, ka ndodhur një incident në një lokal ne fshatin Budrigë, komuna e Vitisë. Njësitet e hetimeve rajonale së bashku me prokurorin e shtetit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se një person ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një arme zjarri, si dhe një tjetër person është plagosur”, tha Hashani për KALLXO.com.

Sipas Hashanit, trupi i personi të pajetë është dërguar për obduksion ndërsa i plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Për momentin prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet si vdekje e dyshimtë. Pasi që ende jemi në pritje të raportit të obduksionit”, shtoi ai.

Për ngjarjen e mbrëmshme sipas Hashanit nuk ka të arrestuar pasi që nuk dihet nëse viktima ka qenë ajo që ka shkrepur armën.