Ilustrim

Një i Plagosur në Prishtinë

Një 24 vjeçar me inicialet L. Rr është plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florije Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vend ngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri” tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti tha se i plagosuri  është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. dhe njësitet policore po merren me rastin.