Foto-ilustrim

Një person vdes në Fushë Kosovë pasi bie nga ndërtesa

Një person ka vdekur sot në mëngjes në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga një objekt në të cilin ishte duke punuar.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 7:30 kemi marre informacionin se në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Borovci për KALLXO.com.

“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka inicuar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, tha Agron Borovci.