Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Një Person i Vdekur në Lumë

Sipas fotografive të dërguara nga KALLXO.com nga një qytetar shihet trupi i një personi të vdekur në ujë.

Lajmin për gjetjen e një trupi të pajetë e ka konfirmuar Policia.

Sipas komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj, trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Viktima është e gjinisë femërore e moshës rreth 23-vjeçare, tha Gjokaj për KALLXO.com.

Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Sipas komandantit të Policisë ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.

Trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion, tha Gjokaj.