foto: Ilustrim

Një Person i Vdekur Gjendet në Prishtinë

Një person, vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes, është gjetur sot në Prishtinë.

Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë Florie Ahmeti- Haziraj.

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore gjendet i shtrirë në tokë afër një kioske në Rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë”, tregoi Ahmeeti-Haziraj për KALLXO.com.

Ajo më pas bëri të ditur se ekipi i ndihmës së shpejtë i dalë në vend të ngjarjes më pas e konstatoi vdekjen e personit të shtrirënë tokë.

“Në atë lokacion përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i ndihmës së shpejtë ku e ka konstatuar që personi është i vdekur”, sqaroi Ahmeti Haziraj.

Zëdhënësja e policisë tregoi se momentalisht mund të japë vetëm këto informata, ndërsa bëri të ditur se policia po merret me rastin.

Aktualisht trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku pritet t’i bëhet autopsia.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të ngjashme.