Ndërtesa e Qeverisë

Një Muaj Paraburgim për Zyrtarin e Qeverisë

Gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami.

Lajmin për caktimin e paraburgimit për KALLXO.com e konfirmoi zyrtarja për informim e Gjykatës Themelorë të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Masa e paraburgimit i është caktuar edhe djalit të të arrestuarit A.B.

Bajrami u arrestua nga Policia e Kosovës ditën e enjte nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të dyshuarit i kanë marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të parave me qëllim që t’i heqin një dënim të shqiptuar nga një gjykatë.

KALLXO.com raportoi dje për arrestimin e drejtorit të financave të Qeverisë së Kosovës.

http://kallxo.com/arrestohet-zyrtari-larte-qeverise-kerkonte-para-per-zgjidhjen-e-nje-rasti-ne-gjykate/