Foto-ilustrim

Një Muaj Paraburgim për të Ekstraduarin nga Belgjika

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për KALLXO.com gjyqtari i rastit, Sylë Lokaj.

“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të dyshuarit”, tha gjyqtari Lokaj për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi sot nga seanca gjyqësore ndaj Shaip Zukajt për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij pas ekstradimit të tij në Kosovë nga autoritetet belge.

Gjatë seancës i pandehuri tha se nuk është i përgatitur që sot të deklarohet.

http://kallxo.com/del-para-gjyqit-per-vrasje-ekstraduari-nga-belgjika/

Shaip Zukaj nga fshati Beleg i Deçanit dyshohet se në vitin 2011 me pushkë automatike ka vrarë Zymer Dervishajn dhe ka plagosur Adil Thaçin, në Tregun e Gjelbër të Deçanit.

KALLXO.com dje gjatë ditës raportoi për ekstradimin e Zukajt nga Belgjika.

http://kallxo.com/belgjika-ekstradon-shaip-zukajn-dyshuar-per-vrasje-ne-decan/