Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime të luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Krimet e luftës kundër popullatës civile

Në një njoftim për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se të pandehurit D.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.05.05.2018 deri me dt.05.06.2018.

“Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale, bazuar në nenet 187 par.1 nënpar1.1 dhe 1.2 të KPRK-së. “, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.