I pandehuri Mentor Shuki në Gjykatën e Prizrenit - Foto: KALLXO.com

Një Muaj Arrest Shtëpiak për Shukin

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur avokati i të dyshuarit, Asdren Bytyqi.

Po ashtu, lajmi për arrestin shtëpiak ndaj të pandehurit M.Sh, është bërë publik edhe nga vetë Gjykata e Prizrenit.

Gjykata saktëson se i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

KALLXO.com raportoi më herët rreth kërkesës së Prokurorisë së Prizrenit që kërkonte 30 ditë paraburgim për Mentor Shukin.

Mbrëmë KALLXO.com raportoi se në mesin e disa të dyshuarve të arrestuar për posedim/trafikim të lëndëve narkotike ishte edhe Mentor Shuki.

http://kallxo.com/mentor-shuki-arrestohet-per-narkotik/