Azbi Gashi, asamblisti i LVV-së në Rahovec - Foto: Facebook

Një Muaj Arrest Shtëpiak për Profesorin Gashi

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Gjakovës vendosi që ndaj të pandehurit Azbi Gashi nga fshati Bellacërkë i Rahovecit të caktohet masa e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

I dyshuari akuzohet edhe për veprën penale – mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“I pandehuri do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24.05.2015 dhe do të zgjasë deri më datën 24.06.2015”, thuhet në aktvendimin e kësaj Gjykate.

Gjyqtari i procedurës paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Azbi Gashi dyshohet se pas një zënke më një nxënës të Shkollës Profesionale “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec ka shtënë me armë zjarri.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të oborrit të shkollës.

KALLXO.com ka raportuar menjëherë për këtë incident.

http://kallxo.com/profesori-nga-rahoveci-gjuan-arme-ne-zenken-nxenesin/

Po ashtu, më vonë u kuptua se i njëjti është edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

http://kallxo.com/gjuan-arme-arrestohet-asamblisti-lvv-se/