Nga një aksident i trenit me veturë

Një i Lënduar nga Përplasja e Trenit me Veturën

Gjatë pasdites së sotme treni ka goditur një makinë në Pavlan të Pejës duke shkaktuar lëndimin e një personi.

Aksidentin mes trenit dhe makinës e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj.

“Ka qenë një aksident mes trenit dhe një automjeti udhëtarësh, një person është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Tani është duke u kryer vendshikimi nga organet hetuese policore”, tha Ibraj.

Shefi i Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, Besnik Ibraj, tha se i lënduari është pranuar në këtë institucion në orën 13:00 të ditës së sotme, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Është pranuar një person si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe trenit. Personi i pranuar e ka një lëndim në kokë. Nuk ka ndonjë thyerje apo gjakderdhje të brendshme,gjendja e tij është e mirë dhe stabile për momentin”, tha Ibraj.

Sipas Ibrajt i lënduari është 47 vjeçar.

Edhe në janar të këtij viti treni goditi një person në Pavlan të Pejës duke ia shkaktuar vdekjen.

http://kallxo.com/treni-shkel-nje-person-ne-peje/

Dy ditë më parë treni goditi një person në Prishtinë.

http://kallxo.com/treni-godet-nje-qytetar/

Më 18 mars treni goditi një makinë në Jagodë të Klinës duke shkaktuar lëndimin e 6 personave.

http://kallxo.com/6-te-lenduar-treni-godet-veturen/