Aksidenti mes trenit dhe kamionit në Qyshk - Foto: KALLXO.com

Një i Lënduar në Aksidentin mes Trenit dhe Kamionit

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar në KALLXO.com fotografi, aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, në fshatin Qyshk të Pejës.

Qytetari ka thënë se si pasojë e lëndimeve, shoferi i kamionit është dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin për shtrirjen në Spital të shoferit të kamionit e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe mjeku kujdestar, Bujar Vrella.

“Një person ka ardhur pa vetëdije në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, si pasojë e goditjes nga treni. Pacienti ka qenë shoferi i kamionit. Momentalisht gjendja e tij eshte stabile. Ai po trajtohet në repartin e Kirurgjisë”, tha dr. Vrella. Sipas mjekut, pacienti është i lindur më 1962.

Në fotografitë e dërguara nga qytetari shihet kamioni i ndarë në dysh. Kamioni, sipas fotografive, po transportonte lëngje frutash.

Aksidenti mes trenit dhe kamionit – Foto – KALLXO.com