Aksion pastrimi në Gjakovë | Foto: Lets's Do It Kosova

Një Lagjeje të Gjakovës i Hiqen Mbeturinat

Lagjja Berkoc e Gjakovës do të pastrohet nga mbeturinat nga një aksion i Let’s Do It Kosova.

“Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa do të realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s Do It Legal” i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova”, thuhet në njoftimin e organizatës që angazhohet për Kosovë të pastër.

Aksionit do t’i ndihmojnë edhe Komuna e Gjakovës, Kompania e Pastrimit “Çabrati” dhe institucione e organizata tjera.

“Ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Çabrati”, IFK-në, Qendrën e komuniteteve Brekoc, Bethany Services, Shoqatën e peshkatarëve, Shoqatën e Gruas, Grupin e Vullnetarëve nga kisha protestante dhe Rininë Kosovare Evropiane”, vijon më tutje njoftimi.

Let’s Do It Kosova u bën thirrje edhe qytetarëve që të jenë pjesë e aksionit në mënyrë që të rritet vetëdija për ambient të pastër.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksione tjera të Let’s Do It Kosova.

http://kallxo.com/aksion-pastrimi-ne-stanishor-te-gjilanit/

http://kallxo.com/politikanet-ndihmojne-pastrimin-e-suharekes/