Urgjenca e Spitalit të Pejës | Foto: KALLXO.com

Një i Plagosur në Isniq të Deçanit

Një 58 vjeçar është plagosur sonte në Isniq të Deçanit me armë zjarri.

Lajmin për plagosjen e bëri të ditur për KALLXO.com mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës Sadri Berisha.

Sipas Berishës, i plagosuri është sjellë në orën 21:00 në Emergjencën e Spitalit të Pejës me autoambulancën e Deçanit.

“Pacienti ka marrë plagë nga armët e zjarrit dhe pasi është bërë vlerësimi i gjendjes është dërguar per QKUK”, tha Berisha për KALLXO.com.

Mjeku bëri të ditur se i plagosuri është nga Komuna e Deçanit, përkatësisht fshati isniq, i lindur në vitin 1959.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me policinë dhe Prokurorinë në Pejë në lidhje me këtë plagosje, por zyrtarët e këtyre dy institucioneve kanë qenë të paqasshëm.

KALLXO.com kishte shkruar për një plagosje tjetër në Deçan në nëntor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/plagosje-ne-decan/

Në prill të vitit 2016 në Deçan kishte ndodhur një vrasje.

http://kallxo.com/vrasje-ne-decan/

Një plagosje e dyfishtë në Isniq të Deçanit kishte ndodhur edhe në vitin 2015.

http://kallxo.com/plagosen-dy-anetare-te-nje-familjeje-ne-isniq-te-decanit/