Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku - Foto: KALLXO.com

Një i Armatosur i Hyn në Zyrë Kryetarit të Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar përmes një komunikate se sot në mëngjes, në ora 9:27, një person ka hyrë në objektin e Komunës dhe pasi ka arritur në katin e dytë, nën kërcënimin me revole ka detyruar sigurimin ta hapë derën e kabinetit të kryetarit Bajram Mulaku dhe më pas ka arritur edhe te zyra e tij.

Sipas njoftimit, pasi ka përfunduar një takim, me të marr vesh për këtë, kryetari Mulaku ka qenë vet ai që e ka takuar personin në fjalë.

“Falë gjakftohtësisë, kryetari i Komunës ka dalë dhe e ka takuar personalisht personin në fjalë dhe pas bisedës me të ai është qetësuar dhe kjo situatë mjaft e rëndë është menaxhuar më së miri dhe për fat të mirë pa asnjë pasojë. Më pas personi në fjalë qetësisht ka dalë nga zyra e kryetarit të Komunës”, thuhet në njoftim.