Një Grua dhe Tre Meshkuj të Vdekur në Aksidentin në Prishtinë

02:55

Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet. KALLXO.com mëson se vetura e cila ra nga ura në hyrje të Prishtinës është me targa të Gjermanisë ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë na Vitia tre meshkuj dhe dy femra. Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka  arritur të shpëtoj por gjendja e saj në QKUK ende nuk është stabile.

 

02;35

Gazetarja e KALLXO.com ka konfirmuar se nga pesë udhëtarët të cilët po udhëtonin me makinë katër prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa njëri është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.

KALLXO.com mëson se viktimat janë nga komuna e Vitisë përderisa ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit. Më herët KALLXO.com raportoj se zjarrfikësit ishin duke nxjerrë nga vetura viktimat e këtij rasti.

Fotografitë nga vendi i aksidentit mund ti shikoni në linkun e mëposhtëm.

 

http://kallxo.com/presidenti-shkel-ligjin-jep-shembull-te-keq/