Pistoletë - Foto: PK

Një granatë dhe një pistoletë i gjenden një 78 vjeçi

Policia në Skenderaj pas një urdhër kontrolli në një shtëpi ka gjetur armë dhe fishekë.

Policia ka njoftuar se urdhër-kontrolli është realizuar mbi bazën e dyshimeve për posedim të armës, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë dhe 23 fishekë.

Në këtë shtëpi është gjetur edhe një granatë.

“Gjithashtu, tek i njëjti është gjetur edhe një granatë dore me siguresë, ku njësia përkatëse e FSK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin H.A., 78 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën dhe dëshmitë e tjera.

I arrestuari pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.