Kuvendi i Kosoves, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Një e Treta e Deputetëve për Herë të Parë në Kuvend

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të pësojë ndryshime në emra dhe numër të përfaqësimit të grupeve parlamentare.

Janë 39 emra të rinj që do të ulen në kuvend këtë mandat.

Nëse krahasojmë grupet parlamentare me numrin e ulëseve në Kuvend, dikur partia më e madhe në vend, PDK, pas zgjedhjeve të parakohshme ndan vendin e dytë në skenën politike bashkë me LDK-në.

Këto dy parti që qeverisën bashkë pasi nënshkruan marrëveshjen në dhjetor 2014 e deri kur qeveria u rrëzua në Kuvend më 10 maj 2017 nga mocioni i mosbesimit, do të kenë nga 23 deputetë.

Ndërsa Vetëvendosje që ishte e treta në zgjedhjet e 2014-ës, tash ka dalë partia e parë.

Ndërkohë LDK edhe pse është zvogëluar, ka ruajtur vendin e dytë. AAK dhe Nisma mbajnë pozitat që kanë pasur.

Por, ndryshime ka edhe në emrat e deputetëve.

Janë 46 emra të rinj në këtë legjislaturë.

Prin VV me 16, pason LDK me 6, më pas PDK e AAK kanë nga 4 emra të rinj, Nisma 3 dhe këtë mandat me 6 deputetë përfaqësohen edhe AKR e Alternativa, ndërsa komunitetet pakicë kanë shtatë deputetë të rinj.

PDK ka rënë për 13 deputetë. Në legjislaturën e kaluar kishte 36 deputetë, ndërsa tash ka fituar 23 vende.

Nga kjo parti për herë të parë në kuvend do të ulen Mërgim Lushtaku, Andin Hoti, Evgjeni Thaçi-Dragusha dhe Abdyl Salihu. Ndërsa pjesa tjetër janë deputetët e njëjtë te legjislaturës së kaluar.

AAK është rritur për 2 deputetë. Në legjislaturën e kaluar kishte 8, ndërsa tash ka fituar 10 ulëse në kuvend.

Deputetë të rinj nga radhët e AAK-së në këtë mandat janë: Ahmet Isufi, Shkumbin Demaliaj, Blerim Kuçi, Rasim Selmanaj, ndërsa pjesa tjetër janë të njëjtit e legjislaturës së V-të.

Nisma ka mbetur në ulëset që kishte- ka fituar 6 deputetëm, edshe pse para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit pretendonte se ka fituar tetë vende në Kuvend.

Edhe pse ka mbetur në numrin që ishte, NISMA ka pësuar ndryshime në emrat e deputetëvë.

Dikur shefja e grupit parlamentar të kësaj partie Valdete Bajrami, nuk do të jetë pjesë e kësaj legjislature.

Milaim Zeka, Bilall Sherifi dhe Albulena Balaj-Halimaj janë emrat e rinj nga ky subjekt.

LDK është zvogëluar për 10 deputetë. Nga 33 sa kishte, tash ka 23 ulëse.

Por ky subjekt politik do të ketë 6 emra të rinj në këtë legjislaturë. “Të rinjtë” e LDK-së janë Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Fidan Rekaliu, Haxhi Avdyli, Naser Rugova që do të ulen këtë mandat në Kuvend.

E AKR dhe Alternativa janë dy parti që do të jenë pjesë e kësaj legjislature. E para me 4 deputetë, ndërsa e dyta me 2.

AKR do të përfaqësohet nga kreu i saj, Bexhet Pacolli dhe tre emra tjerë: Islam Pacolli, Korab Sejdiu dhe Labinot Tahiri.

Ndërsa Alternativa në Kuvend do të përfaqësohet nga dy themeluesit e saj, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda.

Vetëvendosje është dyfishuar, nga 16 deputëtë sa kishte në zgjedhjet e 2014-ës, tash ka 32.

Aq sa kishte deputet në legjislaturën e kaluar- gjithsej 16, Vetëvendosja do të ketë deputetë që hyjnë për herë të parë në Kuvend.

Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Adem Mikullovci, Dukagjin Gorani, Liburn Aliu, Ali Lajci. Sami Kurteshi, Arbërie Nagavci, Frashër Krasniqi, Qëndron Kastrati, Valon Ramadani, Drita Millaku, Saranda Bogujevci, Arbër Rexhaj dhe Fitrore Pacolli-Dalipi, janë deputetët e “rinj” të LVV-së.