Një Dekadë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës

Në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të Inspektoratit të Policisë se Kosovës, u tha se polica e Kosovës është përfaqësuesja më e denjë e shtetit.

Anëtari i Komisionit të Punëve të Brendshme, për Siguri dhe Mbikëqyrje te Forcave  të Sigurisë së Kosovës Anton Quni tha se Policia e Kosovës është përfaqësuesja me denjë kombit.

“Zyrtari i policisë së Kosovës në çfarëdo situate kudo që është në shërbim të detyrës që i është dhënë, në kufij të shtetit, në trafik, në luftë kundër krimit, ai është përfaqësues i shtetit dhe i kombit, është përfaqësuesi më i denje i vlerave dhe i arritjeve tona si shtet”, tha ai.

Ai shtoi që imazhi i policisë së Kosovës duhet të promovohet

“Roli dhe misioni i IPK-së është i veçantë dhe i rëndësishëm, kështu që siguroni, mbroni dhe promovoni imazhin sa më të mirë të pjesëtarit të policisë”, tha Quni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se ata së bashku do ta inspektojnë punën e policisë.

“Ju jeni policia e policisë së Kosovës dhe mendoj qe Anton Quni do të jetë polici  juaj bashkë me mua, kështu qe keni kujdes sepse do të ju vëzhgojmë, nuk do ta keni privilegjin që vetëm ju të vëzhgoni. Do të vazhdojmë të ju vëzhgojmë gjithnjë me qëllimin më të mirë, që të gjithë bashkë ta kryejmë këtë punë sa më mirë që është e mundshme”, tha Hyseni.

Gjatë kësaj ceremonie u ndanë 11 mirënjohje për 11 inspektorët e parë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës.