Vendi i grabitjes. Foto: Kallxo.com

Një Bankë në Prishtinë Cak i Grabitësve

Grabitësit kanë mësyrë bankën “Raiffeisen” e cila gjendet afër lokacionit të njohur si ‘Santea’.

Policia konfirmoi incidentin por nuk dha detaje nëse grabitësit kanë arritur ta kryejnë grabitjen.

“Në orën 16:20 kemi marrë informatën për një grabitje të armatosur në një nga filialet e një banke në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

Vendi i grabitjes. Foto: Kallxo.com
Vendi i grabitjes. Foto: Kallxo.com