Autostrada "Ibrahim Rugova" - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Një Autostradë Nis Tjetra Përfundon Sivjet

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se në muajin mars do të fillojë ndërtimi i autostradës për Gjilan.

“Jemi në fazën për fillimin e ndërtimit të autostradës për Gjilan. Për këtë autostradë janë siguruar 126 milionë euro”, tha Kadriu për televizionin publik.

Sipas tij, pjesa e autostradës “Arbër Xhaferi” deri në Kaçanik do të lëshohet në muajin qershor të këtij viti.

“Në këtë autostradë po ndërtohet ura më e madhe në rajon, 6.7 km është ura e Kaçanikut dhe e gjitha është në ajër dhe kalon mbi lumin Lepenc, nga Kaçanikut deri në Han të Elezit. Kjo urë do të jetë edhe atraksion turistik”, shtoi Kadriu.