Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Një i Arrestuar për Vdekjen e Djeshme në ‘Mati 1’

Policia ka dhënë detaje sot për vdekjen e dyshimtë të një gruaje në Prishtinë në Lagjen “Mati 1” dje pasdite.

“Një i dyshuar [shofer i autobusit] është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Raporti më tutje sqaron vdekja e gruas është konstatuar nga ekipi mjekësor i dalë në vendin e ngjarjes në Rrugën “Muharrem Fejza” të Lagjes “Mati 1” në Prishtinë.

Sipas raportit policor trupi i pajetë i së vdekurës ëshët dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Dje KALLXO.com shkroi se autopsia të vdekurës do t’i bëhet sot, ndërsa pas saj do të dihet shkaktari i saj.