Foto: Ilustrim

Një i Arrestuar për Skllavërim

Policia ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme një person, i cili dyshohet për përfshirje në trafikim me njerëz.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se ka detyruar dhe ka skllavëruar dy viktima femra.

Në raportin e përditshëm policor bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.