Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Një Armë dhe një Sasi Kokaine Sekuestrohet në Shkodër

Policia në Shkodër ka arrestuar personin me inicialet A. Sh, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 11 doza droge të dyshuar si kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

I arrestuari po dyshohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Në gjendje të lirë po ndiqet penalisht edhe personi me inicialet L. K., i cili kishte shkuar të blejë lëndë narkotike te i arrestuari A. Sh.

Personit me inicialet L. K., policia ia kishte gjetur gjatë kontrollit një dozë droge të dyshuar të llojit kokainë.