Pamje nga një aksident i mëhershëm komunikacioni - Foto: KALLXO.com

Një 17-Vjeçar Vdes në Aksident Trafiku

Një person rreth 17-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot rreth mesditës në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, konkretisht në fshatin Klinë.

Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës njofton se dy personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK.

Sipas DRP Mitrovicë, nga ekzaminimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës të drejtuesit të automjetit, i cili humb kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore te rrugës.

Sipas Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.