Muharrem Nitaj | Foto: KALLXO.com

Nitaj Emërohet Zëvendësministër i Arsimit

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj është emëruar zëvendësministër i Arsimit.

Lajmin për Rtv21.tv e ka konfirmuar vetë Nitaj.

“Po jam emëruar në detyrën e zëvendësministrit të arsimit”, u shpreh Nitaj.

Muharrem Nitaj ishte gazetar e opinionist.

Ai po ashtu ka punuar për BBC si dhe gjatë një kohe ka qenë edhe kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës./21Media