Nisma Thotë se Siguroi Tetë Deputetë

Në një komunikatë pas mbledhjes së anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Nismës për Kosovën, ky subjekt politik deklaroi rritje për 40 për qind nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Nisma po ashtu njoftoi sigurimin e më së paku tetë deputetëve të saj nga këto zgjedhje.

Sipas kryetarit Limaj, “Nisma do të jetë pjesë e qeverisë me kryeministër Ramush Haradinajn”.

Në Kuvendin e Kosovës të krijuar nga zgjedhjet e vitit 2014, Nisma për Kosovën kishte gjashtë deputetë.