Nisma edhe Zyrtarisht Parti Politike

Njoftimin për kthimin e Nismës në parti e bëri të ditur në Facebook sekretari i përgjithshëm i saj Bilall Sherifi.

“Pas rrugëtimit dyvjeçar si iniciativë qytetare, nga sot Nisma për Kosovën është shndërruar në parti politike. Urime gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve,” ka shkruar Sherifi.

Ai këtij statusi i ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e Nismës si parti politike.

Bilall Sherifi

Nisma për Kosovën ishte krijuar në shkurt të vitit 2014, vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo iniciativë politike qytetare e krijuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, dy prej figurave kryesore të PDK-së, arriti ta kalojë pragun zgjedhor për të hyrë në Kuvend.

Grupi parlamentar i Nismës numëron gjithsej 6 deputetë.

Për kthimin e Nismës në parti ishte vendosur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Për këtë gjë shkroi KALLXO.com.

http://kallxo.com/nisma-behet-parti/

Kohëve të fundit, pas nënshkrimit të koalicionit me AAK-në, Nisma për Kosovë është ballafaquar me probleme të shumta, duke iu larguar disa figura kyçe të partisë.

http://kallxo.com/aak-dhe-nisma-marreveshje-parazgjedhore/