Punimet në Sheshin "Adem Jashari" | Foto: Komuna e Prishtinës

Nisin Punimet në Sheshin ‘Adem Jashari’ të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka filluar sot punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”.

Komuna e Prishtinës  ka njoftuar se kjo hapësirë është planifikuar që të shndërrohet në një shëtitore.

“Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Projekti për Sheshin “Adem Jashari” është paraparë që të përfundojë për 90 ditë.