Takimi Zaev- Haradinaj | Foto: KALLXO.com

Nis Takimi Zaev- Haradinaj

Ka nisur në orën 9:00 takimi mes kryeministrave të Kosovës e Maqedonisë Ramush Haradinaj e Zoran Zaev.

Takimi ishte paraparë të niste në orën 8 e 30, por ka mundur të nisë vetëm në orën 9:00.

Është paraparë që takimi mes dy kryeministrave të zgjasë 1 orë e gjysmë.

Para takimit për Zaev-in u shtrua tepihu i kuq dhe prania e tij u nderua nga Njësiti Ceremonial i FSK-së.

Vizita e Kryeministrit Zaev është e para zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.