Foto: BE

Nis Takimi Thaçi- Vuçiq

Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet presidentëve të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi, si edhe herave tjera, është duke u ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Ajo më parë priti të dy presidentët në takime të ndara.