Vendosja e zbukurimeve në Prishtinë | Foto: KALLXO.com

Nis Stolisja e Prishtinës

Prishtina ka nisur të stoliset sot për festat e fundvitit, pasi ka nisur vendosja nëpër sheshe e zbukurimeve.

Tri ditë më parë KALLXO.com shkroi se sa do t’i kushtojnë zbukurimet për festa Komunës së Prishtinës.

Komuna kishte paraparë shpenzimin e 50 mijë eurove për dekorimet, por ka nënshkruar kontratë për to në vlerën e 57 mijë e 940 eurove.

http://kallxo.com/komunes-se-prishtines-dekorimi-kushtoi-tete-mije-euro-shtrenjte/

Vjet atmosferën festive në Prishtinë dhe komunat tjera të mëdha KALLXO.com e kishte xhiruar me kamerat 360 shkallë.