“Apex” Pezullohet në Pritje të Supremes

Pezullimi ndodhi pasi këtë e kërkoi Arianit Koci avokati i Arben Krasniqit që u mbështet edhe nga avokatët tjerë.

Mbrojtja në këtë rast ka paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, ndërsa për këtë arsye Koci e kërkoi shtyrjen.

“Ne kemi kërkuar shtyrjen e seancës për arsye se ne kemi bërë një kërkesë në Gjykatën Supreme të Kosovës për mbrojtje të ligjshmërisë dhe arsyeja tjetër është se dëshirojmë të kemi vendimin se pse është ndërruar trupi gjykues,” tha Koci.

Gjyqtari i EULEX-it Piero Leanca pasi dëgjoi avokatët, vendosi që seanca të shtyhet deri sa të vendosë Gjykata Supreme e Kosovës.

Procedura në Rastin “Apex” ishte pushuar në janar të këtij viti, pasi prokuroria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit që ktheu rastin në rivendosje në themelore.

http://kallxo.com/pushon-procedura-penale-ne-rastin-apex/

http://kallxo.com/kthehet-ne-rivendosje-rasti-apex/

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzonte Arben e Astrit Krasniqin, Armend Nezirin, Mujë Berishën, Gani Zeqirin, Kushtrim Hakajn, Arsim Mulliqin, Luan Halilin, Agron Hoxhën, Ilir Morinën dhe Avni Morinën për krim të organizuar, detyrim, shtrëngim dhe posedimi të paligjshëm të armëve  dhe narkotikëve.

“Qëllimi i këtij grupi ishte përftimi material duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimet serioze për t’i detyruar bizneset apo individët tjerë që t’i mbyllin kazinotë e tyre, të largojnë makina të caktuara të lojërave të fatit, apo të veprojnë sipas kushteve të pafavorshme për ta,” thuhet në aktakuzën e këtij rasti.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.