Nis Rigjykimi i ish Inspektorëve të Komunës së Gjakovës

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës ka rinisur gjykimi i ish inspektorëve Faik Bordoniqi, Bujar Gjoshi, Ilirjana Mamusha – Luzha dhe Behar Vula, të akuzuar për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit.

Gjykata e Apelit ka kthyer këtë çështje në rigjykim me rekomandimin e një ekspertize financiare.

Ish-zyrtarët e Drejtorisë së Inspektoratit akuzohen nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, akuzohen se prej muajit shkurt deri më 31 dhjetor 2010 kanë shpërdoruar postin zyrtar dhe nuk kanë ndërmarrë veprime ligjore në kuadër te përgjegjësive dhe autorizimeve të punës në drejtim të ndalimit të punimeve të ndërtimit pa leje në objekte banesore.

Gjykata i kishte liruar nga akuzat që të tre të akuzuarit në shtator të vitit 2014, por Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim me rekomandimin që të bëhet një ekspertizë financiare.

http://kallxo.com/lirohen-ish-inspektoret-e-komunes-se-gjakoves/

“Si persona zyrtarë pranë drejtorisë për inspeksion të komunës së Gjakovës, kanë keqpërdorë pozitat e tyre zyrtare duke lejuar ndërtimin e objekteve shumë katëshe pa leje”, tha prokurori i rastit, Agron Matjani.

Avokati Ergjyment Barbullushi, mbrojtës i Faik Bardoniqit, tha se gjatë shqyrtimit do ta argumentojë të kundërtën e asaj që pretendohet nga prokuroria.

“Ne do të argumentojmë që i mbrojturi im në kohën pretenduese nuk ka qenë drejtor i Drejtorisë për Punë të inspeksionit por ka qenë inspektor i tregut”, tha avokati Barbullushi.

Ndërsa Teki Bokshi, avokat i Behar Vulës tha se pret që të vërtetohet se akuza ndaj klientit të tij nuk qëndron.