Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në përurimin e çerdhes së re në lagjen Sofalia. FOTO: Komuna e Prishtinës.

Nis Punën Një Çerdhe e re në Prishtinë

Për ta bërë këtë çerdhe, komuna e Prishtinës ka marrë në përdorim një pjesë të objektit të një shkolle të mesme të kryeqytetit.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se prej se ka marrë mandatin në krye të komunës, në Prishtinë janë hapur 5 çerdhe të reja.

Ai u shpreh i kënaqur me kostot e volitshme të investimeve ndaj objekteve të vjetra drejt shfrytëzimeve  të tyre, si dhe premtoi ndërtime të nevojshme të çerdheve në kryeqytet.

“Në vitin 2014, Prishtinën e kemi gjetur me vetëm 7 çerdhe publike. Është bërë vlerësimi i nevojave në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës së Prishtinës dhe kemi përgatitur planin aksional për hapjen e çerdheve të reja me çmim të përballueshëm. Për 3 vite qeverisje, janë hapur 5 çerdhe të reja. Tani po punohet për hapjen e çerdheve të reja në Kodrën e Trimave dhe në Tophane, me ç’rast numri i çerdheve publike në Prishtinë do të jetë dyfish më i madh sesa në fillim të mandatit””, tha Ahmeti.

Drejtoresha e Çerdhës “Zogjtë”, Arta Shushku, përmendi riorganizimin e hapësirave të vjetra në shfrytëzimin apo funksionalizimin e edukimit të hershëm tek fëmijët e kësaj lagjeje.

“Çerdhja ka kapacitetin për shtatëdhjetë fëmijë mirëpo të regjistruar deri më tani janë 30”, tha Arta Shushku.