Fillimi i punimeve për ndërtimin e rrethrrotullimit në Rahovec - Foto: Rtv21

Nis Ndërtimi i Rrethrrotullimit në Rahovec

Në qytetin e Rahovecit kanë nisur punimet për realizimin e një projekti të rëndësishëm për qytetarët dhe që ka të bëjë me ndërtimin e rrethrrotullimit tek vendi i quajtur “Rija”, në dalje të qytetit, rrugës për fshatin Brestoc.

Qëllimi i ndërtimit të rrethrrotullimit është që të lehtësohet qarkullimi, evitimi aksidenteve dhe rritja e dukshmërisë e cila deri më tani nuk ka qenë e mjaftueshme.

Realizimi i këtij projekti është pritur mirë edhe nga ana e qytetarëve, të cilët kanë thënë se projekti është shumë i qëlluar, pasi që në mungesë të rrethrrotullimit ka pasur edhe aksidente, kurse me ndërtimin e rrethrrotullimit sigurisht që do të evitohen problemet të cilat kanë ardhur në mungesë të këtij rrethrrotullimi. /21Media