Nis Mbledhja e Kryesisë së PDK-së

Mbledhja e kryesisë së PDK-së është thirrur pas dorëzimit në Kuvendin e Kosovës të nënshkrimeve për mocion të votëbesimit të Qeverisë nga ana e partive opozitare.

Për në ora 14:00 është thirrur edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila do të shqyrtojë kërkesën e partive opozitare për mocion të votëbesimit të Qeverisë.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, pritet të ketë seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në ditët në vijim. Katër nga nënshkruesit e mocionit janë nga PDK: Nait Hasani, Shukri Buja, Rafet Rama dhe Raif Qela.

http://kallxo.com/mbledhje-e-pdk-se-dhe-kryesise-se-kuvendit/