Konferenca vjetore e prokurorëve | Foto: KALLXO.com

Nis Konferenca e Prokurorëve

Konferenca Vjetore e Prokurorëve që do të zhvillohet deri në orët e pasdites, nisi punimet e saj.

Në këtë konferencë prokurorëvë të vendit dhe mysafirëve të tyre do t’u drejtohen mes tjerësh Presidenti Hashim thaçi, shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova, ministrja e Drejtësisë Dhurata hoxha, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj dhe përfaqësues të EULEX-it.

Në konferencë do të flitet për sfdat e sistemit prokurorial të Kosovës, objektivat e këtij sistemi, ndërsa do të shpërndahen edhe mirënjohje.

Sistemi i drejtësisë në vend në Raportin e Progresit konsiderohet se vuan nga mungesa e burimeve njerëzore dhe ndërhyrjet politike.

http://kallxo.com/raporti-progresit-sheh-vendnumerim-te-kosoves/

Koosva i ka kusht për liberalizim vizash rezultatet në luftën kundër korrupsionit, por KALLXO.com shkroi në fillim të këtij viti se në 2016-ën korrupsioni nuk u luftua sa duhet.

Dënimet 2016: ’Ledhatimi’ i Korrupsionit!

Vitin e kaluar emisioni “Drejtësia në Kosovë” zbuloi disa veprime të paligjshme të prokurorëvë.

Në maj të vitit 2016 “Drejtësia në Kosovë” shfaqi hulumtimin në të cilin tregoi se prokurori Bajram Hamitaga kërkoi favore nga një person të cilin po e hetonte. Pas emisionit u ngrit aktakuzë për hamitagën, ndërsa ai në gjykim u deklarua i pafajshëm.

http://kallxo.com/prokurori-hamitaga-deklarohet-pafajshem/

Në nëntor të vitit të kaluar në “Drejtësia në Koosvë” u shfaq hulumtimi që dëshmonte një drekë të prokurorit Visar Musa me një të akuzuar. Prokurori pas emisionit dha dorëheqje.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-prokurori-qe-drekoi-te-akuzuarin/

Dje KALLXo.com shkroi për një darkë të kryeprokurorit të Prishtinës Imer Beka me njerëz të LDK-së.

http://kallxo.com/kryeprokurori-prishtines-ne-darke-njerezit-e-ldk-se/