Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara, Mathew Nimetz - Foto: REL/MIA

Nimetz: Çështja e Emrit Mes Maqedonisë dhe Greqisë Mund të Zgjidhet Shpejt

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për konfliktin e emrit në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, Mathew Nimetz, ka thënë sot se kjo çështje “mundet dhe duhet të zgjidhet”, gjatë vitit të ardhshëm, pasi palët do të takohen për herë të parë pas tri viteve në Bruksel.

Greqia e akuzon përdorimin e emrin Maqedonia nga ana e Shkupit, duke thënë se me këtë hap Shkupi ka pretendime irredentiste dhe territoriale.

Kjo akuzë nga ana e Greqisë ka komplikuar aspiratat e Shkupit për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Europian.

Diplomati amerikan, Nimetz, ka thënë pas takimit me të dërguarit grek dhe maqedonas, Adamantios Vassilakis dhe Vasko Naumovski, se “atmosfera është shumë më e mirë qoftë nga Shkupi ashtu edhe nga Athina dhe se ka shenja se ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për ta zgjidhur këtë çështje, e cila ekziston për vite të tëra”.

Me ardhjen e qeverisë së re të Zoran Zaevit, Maqedonia duket se ka tentuar të shpejtojë përpjekjet e vendit ballkanik për t’iu bashkuar BE-së dhe NATO-s, duke rregulluar marrëdhëniet e tendosura me fqinjtë si Greqinë dhe Bullgarinë.

Ajo po ashtu ka kërkuar bisedime me Athinën rreth konfliktit për emrin.

Nimetz ka deklaruar për shpresën e tejkalimit të kësaj situate, duke thënë se, “viti tjetër mund dhe duhet të jetë koha kur këto probleme do të zgjidhen”.

Nimetz ka refuzuar të spekulojë rreth emrit të ri që mund të zëvendësojë emrin aktual të këtij vendi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. (REL)

12 Dhjetor 2017 - 19:33

REL 12/12/2017 - 19:33
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend