Ngrohja në Kosovë; Tym e Pluhur

Çështja e ngrohjes në Kosovë ka qenë temë e debatit mbrëmë në emisionin “Jeta në Kosovë”

Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik; Antigona Ukëhaxhaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Haki Abazi, themelues i rrjetit KOSID që merret me çështje të mjedisit dhe energjisë, debatuan rreth çështjes së ngrohjes me qymyr dhe ndikimin negativ që kjo mënyrë e ngrohjes ka në mjedis dhe në shëndetin e qytetarëve të Kosovës.