Ngjarjet që do ta Shënojnë Ditën e Sotme në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30, vetëm pamje)

Mbillen 116 fidane në Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 10:00)

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii, do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:15)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem. (Zyra e Kryetarit Veseli, ora 10:20, vetëm pamje)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:15, vetëm pamje)

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli takon ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu. (Hotel “Siwiss Daimond”, ora 11:30)

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. (Ora 12:00)

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës. (Sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

Presidenti Hashim Thaçi takon Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem. (Hoteli “Emerald”, ora 14:15, vetëm pamje)

Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem mbaan fjalim në emër të Qeverisë së SHBA-ve në Pritjen Shtetërore. (Hoteli “Emerald”, ora 15:00)

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli takon zv. ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Ora 18:00) /21Media