Ngjarjet e ditës së mërkurë, 23.05.2018

Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore organizon  Konferencën ”Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe Integrimin evropian” – Kontributi i Shoqërisë Civile në paqen dhe harmonia ndëretnike, me fokus në dialogun midis komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë. (Hotel Swis Diamond, ora 9:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do te behët shqyrtimi i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Zëvendësdrejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno do të vizitojë Vitinë ku do të marrë pjesë në hapjen e E-kioskut të gjeneratës së dytë. (Fshati Pozhoran në Viti, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do te behët shqyrtimi i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Zëvendës drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno mban fjalim me rastin e Leksioneve të Mësuar nga Indeksi i Konkurentshmërisë së Komunave në Viti.  (Viti, ora 12:00)

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, viziton komunën e Kamenicës, ku do të pritet nga kryetari Qëndron Kastrati. (Objekti i komunës së Kamenicës, ora 14:00)

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të vizitojë Zyrën Raportuese të Policisë së Kosovës, në Karaqevë të Poshtme, Komuna e Kamenicës. (Karaqevë, ora 15:30)

Hapet ekspozita e fotografive çift “Prague 68″ dhe “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore”, në përkujtim të 50-vjetorit të okupimit ushtarak të Çekosllovakisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)