Ngjarjet e Ditës së Martë, 17.04.2018

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me OECD-në organizojnë takimin “Vlerësimi i aktit për biznes të vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2016-2019)”. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ambasada e Francës organizon ligjëratën e profesorit Frédéric Charillon “Evropa në botë: politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimit Evropian”. (Fakulteti Filozofik i UP-së, salla nr. 5, ora 10:30)

Bëhet promovimi i aktiviteteve të projektit REBUS. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:00)

Promovohet libri i Dr. Salih Krasniqit “Krimet dhe Keqtrajtimet e Pacientëve dhe Personelit Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga Forcat Policore dhe Ushtarake të Serbisë Gjatë Luftës në Kosovë 1998-1999”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Prishtinën si dhe shqyrtimi i Projektligjit për lirinë fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitojë Komunën e Shtimes. (Komuna e Shtimes, ora 13:00)

17 Prill 2018 - 07:23

Naim Krasniqi 17/04/2018 - 07:23
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend