Ngjarjet e ditës së hënë, 14.05.2018

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës.(Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 7.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e punimeve të segmentit Smrekovnicë-Gojbulë, të autorrugës Prishtinë-Mitrovicë. (Fshati Gojbulë, Vushtrri, ora 9.00)

Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezën me temën “Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut- Kufijtë dhe Sfidat”. (Hotel Sirius, ora 09:00 – 14:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Masakrës së mbi 100 civilëve, banorëve të fshatrave Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan dhe bën homazhe te lapidari i të rënëve në Qyshk. (Qyshk, Hyrja për në Pejë, ora 10.00)

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11.00)

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton inicimin e Komisionit për nismën legjislative për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. ( Kinema ABC Prishtinë, ora 12:00)

Certifikohen 150 të rinj në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë”, organizuar nga kompania Coca-Cola HBC Kosova. (Sheshi 21, Prishtinë, ora 15.00-17.00)