Ngjarjet e ditës së enjte,17.05.2018

Mbahet Seanca Plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, viziton ekspozitën “That’s Why”. (Sheshi “Nëna Terezë”, përballë MKRS-së, Prishtinë, ora 10.00)

Mbahet simpoziumi shkencor ndërkombëtarë: “Pavarësia e Kosovës dhe sfidat e shtetndërtimit”. (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ora 10:00)

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini takohet me drejtues të organit këshillëdhënës të partneriteti publiko – privat, si dhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës. (Salla e Asamblesë Komunale në Gjakovë, ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT) ambasadori amerikan Greg Delawie do të vizitojë ekspozitën e fotografive dhe do të mbajë fjalim në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBTI. (Sheshi “Nëna Terezë”, para Ministrisë së Kulturës, ora 10:30)

Mbahet ceremonia hapëse e konferencës katërditore: “Diaspora Flet”, që mbledh profesionistë të diasporës dhe tre ministrat e diasporës për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, në Prishtinë. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, ora 17:00)

Lansohet softueri për pagesën online të policave të sigurimit. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme,  Bejtush Gashi, Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli. (Pikë kalimi kufitar në Mërdare, ora  13:00)

Mbahet takimi i parë i Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Përfaqësuesi e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj takojnë kryetarët, klubet dhe bizneset e komunave të Gjakovës. (Gjakovë, ora 10:00)

Përfaqësuesi e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj takojnë kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Komuna e Deçanit, ora 13:00)

Përfaqësuesi e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj takojnë klube dhe biznese të Deçanit (Deçan, ora 13:30)

Grupi i kuvendarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt dhe Komisioni për Shëndetësi në kuadër te LDK-se do të mbajë të enjten më konferencë për media për të shprehur mospajtimin në lidhje me synimet për të ndryshuar lokacionin e Spitalit Regjional te Ferizajt. (Para selisë së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ora 11:00)

Shoqata e Terapisë Familjare në Kosovë, së bashku me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim mbanë konferencën me temë: “Trauma dhe familja: Forcimi i sistemeve të mbështetjes së komunitetit në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09.30)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon manifestimin mbarëkombëtar “Festa e Abetares”. (Salla e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, ora 11:00)

Shtëpia Botuese “DRITA”, për të tretin vit me radhë, organizon promovimin e botimeve të saj të publikuara gjatë një viti. (Rezidenca e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, ora 12:00)

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me një ceremoni të veçantë lanson “Programi për  Financimin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë” për OJQ-të.  (Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, ora 11.00)